Bayerni shpall non grata Dy gazetarët anglezë
Munich, 4 prill - Bayerni Munich shpall non grata Dy gazetarët anglezëBayern Munich u ka ndaluar hyrjen në stadiumin Alianz Arena për ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Champions Ligue me Manchester United gazetarëve anglezë të dy të përditshmeve britanike The Sun dhe Daily Mirror pasi i cilësoi fyese artikujt e publikuar nga to në lidhje me mesfushorin e tyre Bastian Schweinsteiger.
29-vjecari gjerman u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Red Devils dhe The Sun dhe Daily Mirror botuan në artikujt e tyre kryesorë pas ndeshjes fjalët You dirty Schewin që në shqip do të thotë Ti derr i pistë.
Për Bayernin këto tituj të gazetave angleze janë diskriminuese dhe fyerse në drejtim të lojtarit të tyre dhe asnjë gazetar i dy të përditshmeve nuk do të jetë I pranishëm në Alianz Arena takimin e kthimit.
Në një deklaratë zyrtare klubi gjerman pohoi se këto artikuj nuk i përmbahen parimeve të Uefas për respekt ndaj kundërshatrit.
Në deklaratë thuhet se Bayern Munich nuk I pranon këto lloj fjalësh dhe I dënon fuqishëm ato duke vënë në pah se Uefa bën thirrje të vazhdueshme për respekt në Ligën e Kampionëve duke përmendur si shembull spotin publicitar ku shumë futbollistë veshin një bluzë të vetme me mbishkrimin Respekt për ta vënë akoma më në dukje këtë gjë.