Bayerni i ofron kontratë të re Robbenit
Munich, 9 dhjetor - Drejtori i Bayern Munichut Karl-Heinz Rummenigge ka shprehur besimin e tij se Arjen Robben shumë shpejt do të vazhdojë kontratën me klubin.
Holandezi, i cili pritet të mungojë gjashtë javë shkaku i një lëndimi, e filloi stinorin në një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 13 gola në 19 ndeshje. Atij i skadon kontrata në verë të vitit 2015 por Rummenigge ka thënë se Robben nuk duhet të brengoset për të ardhmen e tij në klubin gjerman.
Ne jemi të lumtur me Arjenin, ka thënë ish-përfaqësuesi i Gjermanisë Perëndimore për Sport1. Edhe pse do të mungojë për gjashtë javë, mendimi ynë për të nuk ka ndryshuar. Ne gjithashtu jemi të njohur për vazhdimin e kontratave për lojtarët e lënduar.
Në fakt, 58-vjeçi shpreson që Robben të përfundojë karrierën e tij në klub, duke shtuar: Edhe këtë mund ta imagjinojmë.
Robben, i cili u transferua në Bayern nga Real Madridi në vitin 2009, ka luajtur një rol kyç për fitimin e tripletës, duke shënuar golin vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dormundit.