Bayerni dhe Atletico, rivalët kryesorë të Realit
Madrid, 9 dhjetor - Triumfi i Real Madridit në Ligën e Kampionëve mund të rrezikohet nga Bayern Munichu dhe Atletico Madridi.
Kështu mendon kapiteni Iker Casillas, i cili nuk e konsideron Barcelonën si rival të denjë këtë edicion. Të zgjedhurit e Carlo Ancelottit kryesojnë La Ligan dhe i kanë fituar të pesë ndeshjet në grup, në garën e madhe evropiane.
Ndeshjen e fundit të Grupit B e zhvillojnë kundër Ludogorets në Santiago Bernabeu dhe padyshim do të jetë një tjetër fitore e Los Blancos.
Portieri i Mbretërve pret një tjetër garë në La Liga ndërmjet treshes Real, Atletico dhe Barca, por nuk konsideron se këta të fundit mund të jenë të rrezikshëm në Evropë.
Mendoj se do të luftojmë deri në fund në kampionat. Shpresojmë që ta fitojmë, sepse aktualisht po luajmë shumë mirë. Mirëpo, rivalët tanë kryesorë në Evropë? Bayern Munichu dhe Atletico Madridi, ka deklaruar Casillas.