Bayern rinovon kontratat e Lahm dhe Muller
Munchen, 11 qershor - Bayern Munchen ka njoftuar se ka zgjatur kontratat e Philipp Lahm dhe Thomas Muller, dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.
30-vjeçari Lahm, kapiteni i bavarezëve, do të luajë për Bayern deri në 30 qershor 2018, ndërsa 24-vjeçari Muller ka zgjatur kontratën e tij deri në 30 qershor 2019.
Philipp Lahm dhe Thomas Muller janë lojtarë të rëndësishëm për klubin. Kanë nisur me ne karrierën e tyre dhe do të vazhdojnë të kenë rol kryesor në të ardhmen, deklaroi presidenti Karl Heinz-Rummenigge.