10 Janar 2025

Bayern ofron 42 milionë euro për Ozil

Mynich, 13 tetor - Sipas informatave që informon e përditshmja britanike “Daily Mail”, baverezët kanë përgatitur një ofertë prej 38 milionë Eurosh për Ozil.

Bayerni i Mynichut këmbëngul për Mesut Ozil. Kampionët e Gjermanisë janë vënë në kërkim të një mesfushori me peshë për të zëvendësuar të larguarin Toni Kroos dhe Pep Guardiola dëshiron të ketë në skuadër pikërisht futbollistin turko-gjerman të Arsenalit.

Sipas asaj që informon e përditshmja britanike “Daily Mail”, baverezët kanë përgatitur një ofertë prej 38 milionë Eurosh për Ozil, dhe do t’ia paraqesin atë Topcinjëve të Londrës në muajin Janar kur të hapet merkato e transferimeve. Gjithsesi vështirë se trajneri i Arsenalit Arsene Wenger do të lejojë të privohet nga 25-vjecari duke marrë parasysh faktin që për të patur shërbimet e Ozil, Arsenali i pagoi Realit të Madridit plot 50 milionë Euro në verën e vitit 2013.

Ish mesfushori i Werder Bremen momentalisht po qëndron në bokse për shkak të një dëmtimi që pësoi vetëm pak ditë më parë dhe vështirë se mund të kthehet në fushë përpara muajit Janar.

Që nga transferimi në Londër Ozil nuk ka bindur me paraqitjet e tij, megjithatë ai vazhdon të mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për projektin e Arsenalit. Gjithsesi duke parë që Topcinjtë nuk janë një skuadër edhe aq konstante në rezultate mesfushori i kombëtares gjermane mund të vendosë të lërë Arsenalin që muajin Janar, pasi një klubi si Bayerni i Mynihut cdo futbollist e ka të vështirë t’i thotë jo, edhe pse për të bërë të mundur transferimin e 25-vjecarit në “Allianz Arena” drejtuesit e skuadrës bavareze më parë duhet të bindin kolegët e tyre anglezë.

Sipas “Daily Mail” dëshira e Ozil është të largohet nga Arsenali dhe nëse dicka e tillë ndodh atëherë skuadra londineze do të hidhet në sulm për një tjetër futbollist të përfaqësueses gjermane, pikërisht për Sami Khediran, të cilit i përfundon kontrata me Los Blancos verën e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)