Bayern ofron 40 milionë euro plus Shaqirin për Vidalin
Munich, 18 gusht - Gjiganti gjerman, Bayern Munich është duke përgatitur një super-ofertë për Arturo Vidal-in e Juventusit.
Bavarezët nuk do të mund të llogarisin në Martinezin e lënduar, dhe tashmë klubi nga Alianz Arena është duke menduar për të transferuar lojtarin i cili do të mbulonte zbrazëtirën e spanjollit.
Mediat e huaja raportojnë se drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë, ia kanë vënë syrin yllit të Juventusit, Arturo Vidal-it për të cilin thuhet se ka një para-kontratë me Manchester United-in.
Raportohet se në ofertën e Bayern-it mund të përfshihet edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Sipas mediave të huaja, Bayern është i gatshëm ti investojë 40 milionë euro për Vidal-in, plus Shaqirin, kartoni i të cilit kap shifrën rreth 20 milion euro.