Bayern nuk e do Marco Reusin
Munich, 30 janar - Bayern Munich është tërhequr nga gara për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.
Sipas mediave gjermane, gjiganti bavarez ka vendosur që të mos hidhet pas Reusit i cili pritet të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni sepse ka opsione të mjaftueshme në repartin ofanziv.
Po ashtu, lëndimet e fundit të reprezentuesit gjerman paraqesin brengë serioze për gjendjen e tij fizike dhe Bayern nuk dëshiron ti tensionojë raportet edhe ashtu të këqija me Borussia Dortmundin.
Tërheqja e Bayernit do ti shkojë në favor Real Madridit një prej klubeve të interesuara për Reusin.