Bayern në finalen e botërorit të klubeve
Munchen, 18 dhjetor - Bayern Munchen është finalisti i parë i Botërorit për klube, që po zhvillohet në Marok.
Gjermanët e Pep Guardiolës fituan me shumë lehtësi, 3:0 ndaj skuadrës kineze Guangzhou, që drejtohet nga italiani Marcelo Lippi.
Rezistenca e kampionëve aziatik zgjati vetëm 40 minuta, atëherë kur Ribery zhbllokoi rezultatin.
4 minuta më vonë, Manxhukiç shënoi golin e dytë për Bayern, ndërsa në fillimin e së dytës Gotze vulosi rezultatin për bavarezët.
Sot do të luhet gjysmëfinalja tjetër, mes Atletiko Mineiro dhe Raja Casablanca, ndërsa të shtunën do të shpallet dhe skuadra më e mirë në botë për vitin 2013.