12 Janar 2025

Bayern me të ardhura rekord

Munchen, 14 nëntor - Bajerni i Munchen mbetet skuadra rekordmene e Gjermanisë jo vetëm sa u përket titujve, por edhe të ardhurave të regjisturara brenda një sezoni futbollistik.

Në asamblenë e përgjithshme vjetore të klubit bavarez u publikua bilanci financiar, në bazë të të cilit për sezonin 2012-2013 arkëtimet kanë kapur shifrën 393 milionë euro dhe nësi i shtojmë kësaj shumë të ardhurat e siguruara në “Allianz Arena”, përfitimet e gjigantëve të Gjermanisë brenda një sezoni futbollistik arrijnë në 432,8 milionë euro, një rekor historic në historinë 113 vjecarë të klubit bavarez.

Në fund të sezonit të kaluar Bayerni u bë skuadra e vetme gjermane që fitoi njëkohësisht Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Champions Ligën, arritje këto që ndikuan në rritjen e të ardhurave nga sponsorët, nga 82 milionë euro që ishin një vit më parë në 102 milionë, ndërsa nga marketingu u përfituan 82.8 milionë nga 57.4 milionë të një sezoni më parë. Rekordmenët e gjermanisë gjtihashtu panë një rritje të numit të aksionerëve nga 195,689 në 223.985.

Shefi i financave të Bayernit, Jan Kristian Dreesen, u shpreh se të ardhurat e sezonit të fundit e reeshtojnë klubin bavarez përkrah skuadrave më të mëdha të botës.

Gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, janë klubet më të pasura në botë sa u përket të ardhurave. Reali arkëtoi sezonin e kaluar 520,9 milionë euro, ndërsa Barcelona në bazë të tabelave financiare, 490 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)