Bayern kishte provuar ta merrte Arsene Wengerin si menaxher
Munich, 19 shkurt - Karl-Heinz Rummenigge i Bayern Munich ka zbuluar se klubi në një kohë kishte provuar që ta sillte Arsene Wengerin si menaxher.
Shefi i Munichut thotë se gjiganti i Bundesligës i ishte afruar francezit për ta sjellë atë në Bavari në mesin e viteve të 1990-ta.
Bosi i Arsenalit kishte vendosur asokohe që ta refuzonte këtë ofertë dhe të pranonte ti bashkohej skuadrës japoneze, Nagoya Grampus, të cilën e drejtoi nga 1995 deri më 1996.
Në Angli ka shumë trajnerë të mirë, dhe mua më pëlqen Arsene. Ishim shumë afër marrëveshjes me të në vitet e 90-ta. Ishte duke e menaxhuar Monakon. Po bisedonim për ta sjellë atë në Munih, por ai vendosi të shkonte në Tokyo, ka treguar për DailyMail, Rummenigge.
Rummenigge foli gjithashtu se sa i impresionuar është me punën e Pep Guardiolas deri mët ani në Bayern.