Bayern kërkon 18 milionë për Xherdan Shaqirin
Munich, 16 dhjetor - Bayern Munichu e ka caktuar shumën e dëmshpërblimit për Xherdan Shaqirin.
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, tani e di vlerën e tij në tregun e futbollistëve.
Një vlerë të tillë ia caktoi vetë skuadra e tij, Bayern Munich, e cila e dëshiron ta largojë atë.
Sipas Bild, bavarezët kërkojnë 18 milionë euro për kosovarin, për të cilin po interesohen skuadra si Juventusi, Atletico e Liveprooli.