11 Janar 2025

Bartomeu president i ri i Barcelonës

Barcelonë, 23 janar - Sandro Rosell edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës, as akuzave për manipulim me shifra në transferimin e sulmuesit Neymar nga Santos gjatë afatit kalimtar të verës. Josep Maria Bartomeu do të jetë president i klubit nga Camp Nou.

Sandro Rosell edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të eBarcelonës. Rosell këtë vendim e ka marr pas akuzave për manipulim me shifra në transferimin e sulmuesit Neymar nga Santos gjatë afatit kalimtar të verës.

“Për gjatë katër vjet më parë, mijëra anëtarë të Barcelonës më votuan për president të Barcelonës. Gjatë kësaj periudhë kemi punuar në mënyrë perfekte si njerëz të Barcelonës. Kemi sjell sukses në fushë dhe tejkaluam disa probleme të jashtme. Barcelona është e admiruar anembanë botës”, deklaroi Rosell në konferencë për shtyp.

“Pas zhvillimeve të fundit, ka qenë një kohë jo e mirë për familjen time, kemi marrë kërcënime dhe kjo është arsyeja pse kam dhënë dorëheqje të parevokueshme si president i Barcelonës”, u shpreh Rosell.

Ndërsa, Josep Maria Bartomeu do të jetë pasardhës i Sandro Rosellit. Ai do t’i vazhdojë projektet e klubit deri më 2016.

[Rosell i Bartomeu, abraçant-se un cop acabada la compareixença / FOTO: MIGUEL RUIZ-FCB]

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)