11 Janar 2025

Barcelonës i kushtojë 9 milionë euro blerja e Neymar-it

Barcelonë, 24 shkurt - Operacioni Neymar do t’i kushtojë Barcelonës plot 107.3 milionë euro.

Skandali që shkaktoi edhe largimin e Sandro Rosell nga presidenca merr përmasa edhe më të mëdha që do të rëndojnë në buxhetin e klubit katalanas.

Duke shtuar 9.1 milionë euro që shoqëria do t’i paguajë institucioneve fiskale, por nëse gjykata del në përfundimin se Barcelona ka shmangur taksat në këtë rast, duhet ta dënojë klubin edhe me 5.5 milionë euro shtesë që bashkë me 54 milionë euro, të cilat kanë shkuar nën dorë për të siguruar shërbimet e brazilianit, arrijnë shumën e 107.3 milionë eurove në total, shkruan e përditshmja madrilene “Marca”.

Fillimisht, Barcelona deklaroi se Neymar u ble për 57.1 milionë euro nga Santos, por sipas zyrës së taksave, ish-presidenti Sandro Rosell evitoi transparencën ligjore duke shpërblyer nën dorë edhe disa palë të tjera për të siguruar formën nga ish-sulmuesi i skuadrës braziliane.

Një shumë e majme shkoi për të atin e lojtarit, ndërsa pjesa tjetër për Santosin dhe agjentin e përfaqësuesit ligjorë të lojtarit.

Nëse shuma që Barcelona do të derdhë për Neymar kalon kuotën e 100 milionë eurove, atëherë Neymar do të bëhej jo vetëm lojtari më i shtrenjtë i klubit por edhe i gjithë historisë së futbollit botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)