Barcelona prezanton Gerard Deulofeun dhe Rafael Alcantaran
Bareclonë, 4 qershor - Gerard Deulofeu dhe Rafael Alcantara janë prezantuar te skuadra e Barcelonës. Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e ekipit të dytë të katalunasëve, por sezonin e kaluar ishin të huazuar në Everton, përkatësisht në Celta Vigo.
Por, nga sezoni i ri Deulofeu dhe Alcántara do të jenë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, dhe pritet ti kryejnë shumë punë trajnerit të ri, Luis Enriques.
\"Unë kam stërvitur këtu për shtatë vite dhe të rikthehem përsëri është një iluzion i madh, një sfidë. Unë shpresoj qo të mësoi nga këta lojtarë të mëdhenj, ka thënë Deulofeu.
Kurse, Alcantara tha: \"Unë jam shumë i lumtur. Unë e di se do të ketë konkurrencë dhe unë mendoj se është e mirë. Por, dua të fitojë tituj dhe të japë më të mirën\".