Barcelona ofron 41 milion euro për Arda Turanin
Barcelonë, 8 qershor - Arda Turan është duke iu afruar ҫdo herë e më shumë Barcelonës, me mediat turke që tani njoftojnë se blaugranët janë gati të ofrojnë 41 milionë euro për të.
Barcelona e ka marrë seriozisht afrimin e mesfushorit turk të Atletico Madridit, Arda Turan, gjatë këtij afati kalimtar.
Madje, ata janë të gatshëm edhe të paguajnë për klauzolën e largimit që turku ka na kontratë e që është plot 41 milionë euro.
Një gjë të tillë e njofton e përditshmja tgurke Milliyet, sipas së cilës trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique, e dëshiron me ҫdo kusht turkun.