10 Janar 2025

Barcelona ndryshon emrin e stadiumit

Prishtinë, 5 shkurt - Drejtori ekzekutiv i Qatar Airways, Akbar Al Baker ka bërë të ditur se emri i kompanisë mund t’i shtohet stadiumit Camp Nou, pas negociatave me Barcelonën rreth marrëveshjes së re.

Kompania e fluturimeve është sponsori kryesor i gjigantit katalan dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2016. Por, palët janë duke negociuar vazhdimin e bashkëpunimit.

“Gjithçka është mundësi në kompaninë tonë, ne jemi të hapur për befasi dhe një prej tyre është të jemi të lidhur në emrin e Camp Nou”, deklaroi Al Baker gjatë një konference për shtyp.

“Qatar Airways dhe Barcelona kanë vlera të njëjta. Është e mundshme që emri ynë t’i shtohet stadiumit Camp Nou”, u shpreh ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)