Barcelona konfirmon largimin e Tonny Sanabria
Prishtinë, 3 dhjetor - Menaxhmenti i Barcelonës ka pranuar se Tonny Sanabria do të largohet nga klubi në muajin janar.Sipas Sport, drejtori sportiv, Andoni Zubizarretta, është dorëzuar nga përpjekjet për ta mbajtur 17-vjeçarin te klubi katalunas.
Paraguaiani ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare me Blaugranët dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën diku tjetër.
Arsenali është skuadra që e monitoron qe një kohë më të gjatë futbollistin e ri, ndërsa së fundmi në garë kanë hyrë edhe Roma dhe Juventusi, ndërkohë që Chelsea dhe PSG janë po ashtu të interesuar.
Sanabria aktualisht është i angazhuar te Barcelona B dhe pritet ti zhvillojë tri ndeshjet e fundit, para se të largohet.