12 Janar 2025

Barcelona, klubi me më shumë tifozë

Londër, 19 tetor - Agjencia “Euromericas Sport Marketing” ka prezantuar në Londër një studim me titullin “Futbolli, dashuri dhe pasion” ku dalin në sipërfaqe të dhëna shumë interesante.

Një prej statistikave më të rëndësishme është ajo që lidhet me Barcelonën që konsiderohet edhe si klubi me më shumë tifozë në planet.

Sipas të dhënave, nëpërmjet punës së madhe të bërë nga sektrori i marketingut dhe implementimi e përshtatja e teknologjisë me imazhin e klubit, ka bërë që popullariteti i klubit katalanas të rritet ndjeshëm gjatë viteve të fundit, sidomos në Azi ku kanë fituar terren gjithashtu edhe, Bayern Mynih, Real Madrid e Manchester United.

Në vendin e parë, Barça kryeson bindshëm me 340 milionë tifozë, e ndjekur nga djajtë e kuq me 322 milionë, bavarezët 192 dhe Reali me 172 milionë ndjekës në të gjithë botën.

Një trend i përmbysur tërësisht nëse marrim parasysh të dhënat e fillim viteve 90 ku shoqëria merengues mbante vendin e parë, por rivalët e tyre katalanas kanë arritur të dyfishojnë numrin e tifozëve për shkak edhe të popullaritetit të madh që gëzon Lionel Messi.

Studimi zgjerohet më shumë pasi analizon edhe të dhënat financiare duke vlerësuar sërish Barcelonën si klubin më të shtrenjtë me një vlerë prej 6.4 miliardë Eurosh, e ndjekur nga Reali me 6.3 miliardë, ndërsa përsa i përket numrit të aksionerëve, Barcelona numëron 222 mijë dhe në vendin e dytë shfaqet Benfica me 197 mijë.

Klasifikimi i klubeve me numrin më të madh të aksionerëve vijon me Manchester United, Bayern Mynih, Real Madrid, River Plate, Internacional Porto Allegre dhe Corinthians.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)