Barcelona kërkon trajner
Barcelonë, 26 shkurt - Ditët që po kalon Barcelona nuk janë nga ato më të bukurat. Çështja Neymar ka pështjelluar klubin pasi nuk ishte e thënë që gjithshka të mbyllej vetëm me dorëheqjen e presidentit Sandro Rosell.
Por ajo që le shije të hidhura në klubin që është mësuar të fitojë gjithmonë dhe gjithçka janë loja dhe rezultatet e fundit.
Gjërat nuk ecin mirë edhe në fushën e blertë me katalanasit që zhgënjyen premisat e shumicës së futbolldashësve me disfatën e fundjavës së kaluar në La Liga përballë Real Sociedad.
Edhe pse mori të gjitha përgjegjësitë mbi vete menjëherë pas ndeshjes trajneri Gerardo Martino është vënë në bankën e akuzës nga mediat dhe jo vetëm.
Sipas asaj që shkruan \"Sport.es\", Barcelona është vënë në kërkim të një tekniku të ri për skuadrën, madje janë përcaktuar edhe emrat e kandidatëve potencialë