Barcelona kërkon 15 milionë funte për Pedron
Barcelonë, 31 mars - Barcelona raportohet se ka njoftuar Arsenalin dhe Liverpooli se nëse duan që të sigurojnë shërbimet e Pedro Rodriguezit duhet të derdhin 15 milionë funte në arkat e klubit katalun.
Sipas The Mirror, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, nuk do të pranojë asnjë ofertë tjetër nën vlerën e kërkuar për sulmuesin.
27-vjeçari thuhet se është duke u kërkuar që një kohë të gjatë nga dy klubet angleze, ndërsa sipas raportimeve të fundit atij tashmë i është dhënë drita jeshile për largim.