Barcelona i ofron Alvesit vazhdim të kontratës
Barcelonë, 9 prill - Agjentja e Dani Alvesit, Dinorah Santana, ka thënë se drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar asaj vazhdimin e kontratës për mbrojtësin brazilian.
Anësori brazilian, i cili muajin e ardhshëm bëhet 32-vjeçar, është futur në muajt e fundit të kontratës së tij aktuale me katalunasit, ndërsa së fundmi është lidhur me transferime nëpër klube të mëdha evropiane.
Të hënën unë pata një takim me drejtorin Javier Bordad. Të mërkurën e mbajtëm edhe takimin e dytë. Unë tashmë kam pranuar një kontratë të re për Alvesin, edhe pse nuk mund të them nëse jam e kënaqur me të apo jo, ka thënë agjentja e Alvesit.
Do të ketë edhe më shumë takime. Ata më thanë se do të aranzhojnë edhe një takim tjetër, ka shtuar ajo.