Barcelona i ka gati 50 milion euro për Mustafin
Barcelonë, 15 shtator - Barcelona është në hall për një mbrojtës cilësor dhe me eksperiencë.
Mbrojtësi belg Thomas Vermaelen është dëmtuar sërish në ndeshjen e fundit kundër Atletiko Madridit dhe nuk dihet ende se sa gjatë do të mungojë.
Sipas Fichajes.net, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, dëshiron që në janar të përforcohet me një qendërmbrojtës dhe që tashmë e ka zëvendësuesin e Vermaelenit.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi, i cili po vazhdon të shkëlqejë në La Liga edhe këtë edicion, por ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh.