Barcelona e konsideron Suarezin objektivin e parë për sulmin
Barcelonë, 27 qershor - Pavarësisht pezullimit të gjatë Barcelona nuk ndryshon mendin dhe e konsideron Luis Suarez objektivin e parë për sulmin.
Bomberi uruguajan nuk mund të luajë deri në tetor duke humbur kështu edhe tre ndeshjet e para në Champions League, por dënimi nga FIFA mund të ulë edhe vlerën e kartonit të tij por edhe konkurrencën pasi Real Madrid ka hequr dorë tashmë.
\"Los Blancos\" donin të bënin një \"hakmarrje\" nga Barçës pas dështimit me Neymar, por tashmë i kanë lënë rrugë të lirë \"armiqve\" katalanas edhe pas \"po\"-së së vetë futbollistit.
Tani Barcelonës i duhet të gjejë akordin me Liverpoolin. Para kafshimit të Chiellinit Blaugranat ofronin 50 milionë plus kartonin e Alexis Sanchez (30 milionë). Por tashmë çmimi është i destinuar të bjerë