Barcelona blen turkun Arda Turan
Barcelonë, 1 korrik - Sipas sportives spanjolle Marca, lojtari i Atletico Madrid, Arda Turan do të blihet për 35 milionë euro, shifër për të cilën kanë rënë dakord të dyja klubet.
Vetë lojtari kishte pranuar se nuk do të luante më në Vicente Calderon, por askush nuk e priste që Arda të transferohej te klubi katalanas. Mendohej se turku do të vazhdonte karrierën në Angli, aty ku për të ishin interesuar Manchester United dhe Chelsea.
Ashtu si edhe blerja tjetër e Barcelonës, Aleix Vidal, mesfushori turk nuk do të mund të luajë me azulgranat deri në përfundimin e dënimit të FIFA-s për Barçën, që do të thotë deri në fund të vitit.