Barcelona, 35 milion euro për Marquinhos
Barcelonë, 8 qershor - Barcelona është afër të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të PSG-së, Marquinhos, teksa në drejtim të kundër mund të shkojë Daniel Alves.
Luis Enrique dëshiron ta përforcojë skuadrën e Barcelonës sa më shumë para fillimit të stinorit të ri.
Trajneri spanjoll tani është afër nënshkrimit me mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos, duke dëshiruar përforcimin e repartit mbrojtës.
Siҫ raporton Goal, Barcelona është e gatshme të ofrojë rreth 35 milionë euro për qendërmbrojtësin, për ta larguar atë nga PSG-ja pas vetëm një stinori të kaluar aty.
E, në drejtim të PSG-së nga Barcelona mund të shkojë Daniel Alves, i cili po kërkohet me ngulm nga kryeqytetasit francezë.