12 Janar 2025

Balotelli te PSG, Ibrahimoviç bashkë me Pogban te Reali i Madridit

Paris, 24 tetor - “Mario Balotelli nuk do ta mbyllë karrierën në Itali, ndëra për Pol Pogba ka të drejtë Agnelli”. Mjaftoi kjo batutë e e Mino Raiolas, për të kuptuar që vera e ardhshme do të jetë e pasur me lëvizje bombastike.

Sikurse është shprehur edhe Galliani, Raiola është një njeri dinak, i cili bën llogaritë e tij, por duke bërë biznesin e të tjerëve, përfshirë këtu edhe të Milanit.

Është e pamundur të kuptosh atë që ka në kokë menaxheri i shumë yjeve, megjithatë ndonjë hipotezë mund të hidhet. Raiola, nga ajo që kuptohet dhe nga zërat që qarkullojnë ka në mendje këto lëvizje: Baloteli te PSG, Ibrahimoviç te Reali i Madridit bashkë me Pol Pogba. Gjithçka për të turbulluar ujërat, duke dhënë në njërin krah, e marrë në krahun tjetër, për t’u siguruar klinetëve të tij përfitime të mëdha faraonike në skuadra të mëdha.

Kur Balotelli la Manchester City për të veshur fanellën kuqezi, e bëri përvecse për para, edhe sepse ishte zgjedhje zemre. Por zgjedhjet e zemrës, sipas Raiolës, zgjasin përgjithmonë për një kohë të caktuar.

Pastaj meqenëse flitet për profesionistë me karrierë jo shumë të gjatë, kanë rëndësi portofoli dhe ambiciet për sukses. Dy koncepte që janë pjesë e rëndësishme e filozoisë së Raiolës. Për t’u shtuar më pas një detaj tjetër: Nu ka më mirë për një lojtar të nivelit të lartë të ndryshojë ambient pas disa sezonesh, për të gjetur stimujt e duhur.

E pra, Ibra te PSG vlen vetëm për nja dy vite, por kështu edhe Pogba te Juve. Nuk duhen harruar edhe fjalët e menaxherit të famshëm, Italia për futbollistët e mëdhenj është vetëm trampolinë. Me një fjalë në Janar do të jetë një moment frymëmarrjeje, ndërsa në Qershor temperaturat do të ngrihen në maksimum. Në aksin Milano-Paris-Madrid merkato dirigjohet nga Super-Mino.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)