Balotelli nuk dëshiron të qëndrojë te Milani
Milano, 30 qershor - Sulmuesi italian, Mario Balotelli, nuk dëshiron të qëndrojë te Milani në sezonin e ardhshëm.
Mail on Sunday njofton se 23-vjeçari e ka bërë të qartë se planifikon ti bashkohet Arsenalit. Balotelli është i hidhëruar që e fajësojnë për eliminimin e Italisë nga Kampionati Botëror, kështu që dëshiron ta vazhdojë karrierën në një ligë tjetër.
Ai ka frikë se do të ngacmohet nga tifozët në ndeshjet e Serie A, prandaj largimi nga San Siro tashmë është më i mundshëm se kurrë.
Sulmuesi ka kërkuar nga agjenti Mino Raiola që të arrijë marrëveshje me Arsenalin për transferimin e tij.