Balotelli mohon largimin nga Milani
Milano, 8 janar - Mario Balotelli ka mohuar spekulimet se ai mund të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ditë më parë u spekulua se Rosonerët janë duke menduar të shesin asetin e tyre më të vlefshëm me klubin që doli me një komunikatë muajin e kaluar duke mohuar se pronari Silvio Berlusconi ia ka tërhequr vërejtjen reprezentuesit italian që të mos bëjë probleme brenda dhe jashtë fushës.
Por Balotelli, i cili është lidhur me një ribashim me ish-trajnerin e Interit, Jose Mourinho tek Chelsea, insiston se nuk ka shanse që ai të largohet nga San Siro këtë muaj. Jam duke qëndruar në Milan, ka thënë sulmuesi për Chi.
Më duhet të jem i gatshëm për Kupën e Botës dhe të qëndroj i qetë. Deri më tani 23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 13 paraqitje për Milanin në Serie A.