11 Janar 2025

Balotelli dëshiron të luaj në skuadrën e Mourinhos

Milan, 27 janar - Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli dëshiron që përsëri të punojë me ish trajnerin e tij, Jose Mourinhon.

Sulmuesi italian është i prirur që të punojë sërish me teknik portugez pas magjisë së kishte arritur me Interin.

Balotelli me “Nerazurët” të drejtuar nga Mourinhon kishte fituar tripletën, Scudetton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

“Sigurisht se unë do të doja që sërish të luaj në skuadrën e Joses. Në ditët e para në Inter kishim disa probleme, por me pas arritëm respekt të ndërsjellët, dhe tani kemi një miqësi të vërtetë”, ka thënë Balotelli.

Mediat në ishull raportojnë për interesimin e Mourinhos për ish sulmuesin e Manchester City-t, por vet lojtari mohon kalimin e tij në Londër.

“Kurrë nuk është e mërzitshme të luash nën drejtimin e Mourinhos. Kur ju keni në ekip Mourinhon është sikurse një familje. Unë i thash kur u largova nga Manchester se tifozët kanë qenë aq të mirë ndaj meje dhe unë nuk mund ta shoh vetën duke luajtur për një ekip tjetër në Angli. Kam pasur mbështetje të madh nga tifozët e Manchester City-t gjatë qëndrimit tim atje dhe unë gjithmonë do t’i respektojë ata”, ka theksuar Balotelli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)