Baines vlenë 25 milionë funte
Londër, 1 janar - Evertoni i ka vënë çmimin prej 25 milionë funteve anglezit Leighton Baines që t`i shmanget interesimit nga Manchester United për të, ka mësuar Goal.com.
Djajtë e kuq dështuan të transferojnë mbrojtësin e majtë gjatë verës, kurse në javët e fundit ata ringjallën interesimin për transferimin e tij.
Klubi nga qyteti i Liverpoolit me çdo kusht dëshirojnë qëndrimin e 29-vjeçit dhe shpresojnë se me këtë çmim do të mund t`i bëjnë ballë ofertave nga kampioni i Premier Leagues.
Baines dëshiron që të bashkohet me ish-menaxherin e tij, David Moyes në Old Trafford por është i lumtur në Goodison Park dhe një lëvizje mund të ndodhte vetëm nëse Evertoni do të ishte i kënaqur me marrëveshjen përfundimtare.
United është në dijeni se Evertoni edhe një herë do të refuzojë largimin e Baines, kështu që janë të interesuar përsëri për Fabio Coentraon e Real Madridit.