Bacary Sagna largohet nga Arsenali
Londër, 30 maj - Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Bacary Sagna ka konfirmuar se do të larohet nga klubi në fund të kontratës së tij, këtë verë.
Siç shkruan uebfaqja Goal.com, përfaqësuesi francez mund ti bashkohet Manchester Cityt gjatë kësaj vere.
Tashmë nuk është sekret, do të largohem sigurt nga Arsenali. Ata u munduan të më mbanin, por diskutimet nuk shkuan në drejtimin që shpresoja, deklaroi fillimisht për të përditshmen franceze LEquipe, Sagna, në vend të së cilit në Londrës mund të arrijnë: Juanfran i Atletico Madrid ose Serge Aurier nga Toulouse.
Kishte shumë thirrje, shumë spekulime. Kjo më shkaktonte kokë dhimbje. Do të vendos gjithçka para fillimit të Botërorit, përfundoi Sagna, i cili është pjesë e Arsenalit nga viti 2007, ku ishte transferuar nga Auxerre.