Avdylaj, ndeshje miqësore kundër Kick-boksiertit malazez Kajeviç
Prishtinë, 25 korrik - Kick-boksieri shqiptar, i cili e përfaqëson Austrinë, Hekuran Avdylaj, nesër në Sallën e Sporteve Karragaq, në Pejë në orën19:00 do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Kick-boksiertit malazez Dejvid Kajeviç.
Për dallim nga herët tjera, Avdylaj do ta përfaqësojë Kosovën. Ai deri më tani e ka përfaqësuar Austrinë, duke shënuar 22 fitore dhe vetëm dy humbje. Avdylaj në vitin 2011 e kishte e fituar titullin kampion i Austrisë në peshën 75 kg, kurse në vitin 2015, ai ishte shpërblyer me titullin kampion i Evropës, po ashtu për peshën 75 kg.
\"Është kënaqësi e madhe ta përfaqësoj në këtë ndeshje Kosovën, vendin time nga e kam origjinën. Jam përpjekur të përgatitëm për këtë ndeshje miqësore. Shpresoj ta fitoj ketë ndeshje përballë kundërshtarit Kajeviç, i cili është mjaft i fortë\", ka thënë Avdylaj për gazetën Epoka e re. Kjo ndeshje është e organizuar nga Shpetim Shala.