Arturo Vidal gjithnjë e më pranë kalimit te Bayerni i Munichut
Munich, 16 korrik - Arturo Vidal është gjithnjë e më pranë kalimit te Bayerni i Munichut. Media kiliane është shumë e sigurt për këtë transferim të futbollisti të Juventusit, në drejtim të kampionëve të Gjermanisë dhe sipas saj Vidal ia ka komunikuar këtë lëvizje edhe familjes së tij.
Mësohet se klubi bavarez është gati të shpenzojë 30 milionë euro për kartonin e mesfushorit, shifër kjo që mund të rritet, ndërkohë që për vetë lojtarin ka përgatitur një kontratë 5-vjeçare me 6.5 milionë euro në sezon.
Nuk është hera e parë që Bayerni i Munichut bën tentativën për blerjen e Vidal.
Në verën e vitit 2011, skuadra bavareze ishte në garë me Juventusin për të siguruar shërbimin e kilianit, me zonjën e Vjetër që doli e fituar, gjë që shkaktoi edhe reagimin e ashpër të Rumeniges, i cili nuk ngurroi të lëshojë kritika të forta ndaj Vidal dhe vetë Juventusit.
Pas 4 vitesh, Bayerni e kërkoi sërish Vidal dhe këtë radhë klubi gjerman duket se do t\'ia arrijë qëllimit.