Arsenali, Unitedit dhe City interesohen për Marco Reus
Dortmund, 13 nëntor - Skuadra e Borussia Dortmundi bëri të ditur se Marco Reus ka një klauzolë blerje, por pa përmendur shifra. Ndërsa, mediat gjermane raportuan se ajo mund të jetë 35 milion euro.
Pas kësaj, skuadra e Arsenalit, Manchester Unitedit dhe Manchester City kanë rritur interesimin për reprezentuesin gjerman, të cilin janë të gatshëm ta transferojnë qysh në janar, raporton tabloidit britanik, Daily Star.
Marco Reus ka një kontratë me Dotmund deri në verën e vitit 2017. Por, ai ka theksuar më parë se nuk e ka në planë të ndahet nga Jurgen Klopp.