Arsenali nënshkruan me Krystian Bielik
Londër, 21 janar - Arsenali ka konfirmuar se ka kompletuar nënshkrimin me mesfushorin Krystian Bielik nga Legia e Varshavës.
Menaxheri Arsene Wenger tashmë kishte konfirmuar se Bielik, një mesfushor i ri defensiv, do të inkuadrohej menjëherë në ekipin e parë.
Londinezët arritën të mposhtin skuadrën gjermane Hamburg në garën për të nënshkruar me polakun 17-vjeçar, raporton Telegrafi.
Vetë lojtari ka thënë se mundësia për të punuar me Wenger, të cilin e ka quajtur legjendë, ishte kyçe në vendimin për tiu bashkuar klubit anglez.