Arsenali kërkon edhe Khediran
Londër, 30 qershor - Arsenali vazhdon të kërkojë shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khedira.
The Sun njofton se Arsene Wenger është duke përgatitur 28.5 milionë euro për futbollistin e kombëtares gjermane.
Nga ana tjetër, Reali është duke kërkuar një lojtar më të shpejtë dhe me aftësi më të mira me top për pozitën e Khediras.
Sami Khedira kaloi te Real Madridi në vitin 2010 nga Stuttgarti.