Arsenali i gatshëm të paguajë 32 milionë funte për Di Marian
Londër, 16 maj - Arsenali me ofertë për Di MarianGjiganti londinez theu rekordin e klubit me transferimin e Mesut Ozil nga Real Madrid për 42.5 milionë funte, në verën e vitit të kaluar, por menaxheri Arsene Wenger synon të blejë sërish në kryeqytetin spanjoll.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, Arsenali është i gatshëm të paguajë 32 milionë funte për Di Marian.
Monaco po ashtu është i interesuar për reprezentuesin argjentinas, mirëpo Wenger është optimist se do të mposht ish klubin e tij në betejë direkte.
Arsenali ishte pranë transferimit të Di Marias para kalimit të tij në Benfica më 2007, dhe skautët e klubit e kanë përcjell vazhdimisht atë, nga ajo kohë. 26-vjeçari spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid pasi ka humbur vendin në formacionin bazë nga Gareth Bale.
Carlo Ancelotti besohet se nuk do të kundërshtojë shitjen e Di Marias, por kërkon një zëvendësues për të.