Arsenali dhe Dortmundi në garë për Khediran
Dortmund, 16 shkurt - Dy skuadra po shtyhen për futbollistin Sami Khedira. Janë skuadra e Arsenalit dhe Borussia Dortmund që e dëshirojnë më çdo kusht mesfushori e Realit.
Mesfushori gjerman Sami Khedira ka kontratë deri në fund të sezonit më Real Madridin, kurse në këtë kohë pritet edhe largimi i tij. E ardhmja e tij pritet të jetë në Gjermani ose Angli, transmeton KosovaPress.
Khedira është transferuar në Spanjë nga skuadra e Shtuttgartit, duke qenë për një kohë të gjatë pjesë e rëndësishëm e skuadrës, por kampionatin e fundit trajneri Carlo Ancelotti llogaritë shumë pak në gjermanin. Për Khediran interesim ka shfaqur edhe Bayern Munchen.