Arsenali dhe Chelsea interesohen për Gustavon
Londër, 30 maj - Arsenali dhe Chelsea pritet të jenë nga klubet më aktivë gjatë merkatos së verës. Wenger kërkon që sezonin tjetër topcinjtë të jenë pjesë e luftës për titull ndërsa Mourinho kërkon ta përforcojë skuadrën për të qënë sa më konkurues në Champions League.
Dy klubet londineze po mendojnë për mesfushorin e Wolfsburgut Luiz Gustavo. Futbollisti i përfaqësueses braziliane ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë pas transferimit tek ujqërit nga Bajerni i Mynihut dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga dy klubet angleze.
Klubi gjerman nuk duket i gatshëm të heqë dorë nga 26 vjeçari këtë gjë e tregoi edhe pakditë më parë kur refuzoi ofertën e italianëve të Interi-t. Zi-kaltërit i ofruan Wolfsburgut Alvarez dhe Guarin në këmbim të Gustavos por gjermanët nuk u morën aspak në konsideratë ofertën e klubit milanez.
Akoma nuk është bërë e ditur se sa janë të gatshme të ofrojnë si Arsenali po ashtu dhe Chelsea por një gjë është e sigurt që këto dy klube e kanë potencialin ekonomik për ta bindur Wolfsburgun të heqë dorë nga Luiz Gustavo.
Në këtë mënyrë lufta mes Arsenali-t dhe Chelsea-t për të përfituar shërbimet e mesfushorit 26 vjeçar tashmë ka filluar.
Topçinjtë synojnë gjithashtu për të përforcuar mesin e fushës edhe madrilenin Angel Di Maria dhe katalanasin Cesc Fabregas ndërkohë që Chelsea është në gjurmët e Paul Pogba-s dhe Toni Kroos-it