Arsenal ofron 60 milionë euro për Benzema
Sipas asaj që publikohet nga Daily Mail, klubi londinez ka dhënë miratimin e tij për trajnerin Venger që të shpenzojë 60 milionë euro për Benzema, e që nëse realizohet do të ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e këtij klubi.
Në të njëjtën kohë, gjithnjë sipas Daily Mail, Arsenal po përgatit për sulmuesin e përfaqësueses franceze edhe një kontratë të re, që e bën atë futbollistin më të paguar në skuadër me një shifër mbi 11 milionë euro në sezon.
Megjithatë, problemet në këtë çështje nuk mungojnë, pasi kjo tratativë është shumë e komplikuar.
Verën e kaluar, Benzema rinovoi kontratën me Realin e Madridit deri në vitin 2019 dhe duket se nuk ka shfaqur asnjë dëshirë për t\'u larguar nga kryeqyteti spanjoll.
Sulmuesi është i bindur se do ta ketë vendin e tij si titullar të skuadra merenges, vend që do t\'i shërbente atij për të qenë në formën më të mirë për Euro 2016, që do të zhvillohet në vendin e tij.