Arrestohet Adam Johnson për marrëdhënie seksuale me të mitur
Manchester, 3 mars - Ish-mesfushori i Manchester City-t, aktualisht lojtari i Sunderland, Adam Johnson, është arrestuar nga policia për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Mosha aktuale e vajzës nuk është bërë e ditur, por sipas raporteve paraprake mendohet se është më pak se 16 vjeçe.
Johnson, i cili më parë ka luajtur për Manchester City-n, gjithashtu edhe me kombëtaren e Anglisë, është një nga lojtarët më të mirë të Sunderland. 27-vjeçari do të udhëtonte ditën e martë me ekipin për ndeshjen e radhës, por u arrestua nga policia në Durhan.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i klubit të Sunderland, të cilët dolën me një deklaratë ku thuhej se lojtari është pezulluar.