Armando Sadiku firmos zyrtarisht me Zyrihun
Zyrih, 20 nëntor - Sadiku është zyrtarisht lojtar i Zyrihut në Superligën Zviceriane. Sapo u kthye në Zvicër pas impenjmit me përfaqësuesen e Shqipërisë në miqësoren me Bjellorusinë, që u zhvillua në Antalia të Turqisë, sulmuesi 22-vjecar firmosi kontratën me skuadrën e re, që do të ketë kohëzgjatje 4 vjet e gjysmë.
Kontrata me Zyrihun nis më 1 janar të 2014 dhe përfundon më 30 qershor të 2018. Presidenti klubit zvicerian, Ancillo Capena, u shpreh i lumtur për nënshkrimin me futbollistin shqiptar, të cilin klubi i tij e kishte ndjekur me vëmendje që kur ishte bërë pjesë e Locarnos në janar të 2011.
Gjatë 2 viteve në Challenge League me Locarnon dhe Luganon Armando Sadiku është aktivizuar në 80 ndeshje ku ka shënuar 53 gola. Te Zyrihu, Armando Sadiku do të ketë shok skuadre Burim Kukelin, mesfushorin e kombëtares shqiptare që para se të pësonte një dëmtim të rëndë në këmbë është aktivizuar në 4 ndeshje me fanellën kuqezi.
22-vjecari Elbasanas është pjesë e formacionit të De Biazit që nga janari i 2012, teksa në 9 takime ka mundur të realizoi 1 gol, pikërisht në eliminatoren e parë të botërorit Brazil 2014, përballë Qipros në Qemal Stafa.