Ariedo Braida Drejtori Sportiv i Barcelonës
Barcelonë, 7 shkurt - Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ka gjetur në në fund përfundimisht pasardhësin e ish drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta, i cili u shkarkua nga detyra gjatë këtij muaji.
Sipas të përditshmes sportive katalanase, \"Mundo Deportivo\", shumë pranë Barcelonës, në rolin e Drejtorit Sportiv të skuadrës do të emërohet italiani, Ariedo Braida, ish drejtues i njohur i Milanit.
Braida do të udhëtojë të martën drejt Barcelonës për të firmosur kontratën..
Braida ka qënë pjesë e Milanit që prej vitit 1986 e deri më 2013 dhe njihet si arkitekti që dominoi Europën në vitet \'80-90. /