Arda Turan nuk shkon në Barcelonë
Madrid, 9 qershor - Mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan nuk është afër transferimit tek rivali i La Ligas, Barcelona këtë verë dhe është i lumtur në Vicente Calderon.
Përfaqësuesi turk flitej se mund të largohet nga klubi nga kryeqyteti spanjoll, por duket se 27 vjeçari ska të ardhme në Camp Nou.
Arda ka kontratë deri në vitin 2017, ndërsa shuma e tij është 24 milionë euro.
Ajo që është publikuar dhe është thënë, është false. Barça nuk më ka kontaktuar për Arda dhe lojtari është i lumtur në Atletico, deklaroi menaxheri i futbollistit, Ahmet Bulut për të përditshmen spanjolle Mundo Deportivo.