Arbion Hajdini ka një javë që është në sprova në FC Nurnberg
Nurnberg, 3 dhjetor - Futbollisti i talentuar dhe anëtari i deritashëm i ekipit të kategorisë së juniorëve të FC "Prishtina" nga Prishtina, futbollisti, Arbion Hajdini (1994) i lindur në Podujevë, që nga java e shkuar është duke u sprovuar për një muaj rrjesht në ekipin gjerman, FC "Nurnberg", nga Nurnbergu.
Kështu ka njoftuar menagjeri i futbollistit, Ardian Maqani, që tha se "supertalenti, Arbion Hajdini ka nisur të merret me futbollin aktiv që në moshën 10 vjeqare duke qenë pjesë e ekipit të kadetëve dhe pioniervë të FC Hysi nga Podujeva ".
Ndërkaq sip[as Maqanit mësohet se që nga viti i kaluar futbollisti i talentuar Arbion Hajdini, është bërë pjesë e ekipit të juniorëve të FC " Prishtina" ku e ka dëshmuar gjithë talentin e tij.
Ndryshe lajmin për shkuarjen e supertalentit, Arbion Hajdini për sprova në FC "Nurnberg ', e ka konfirmuar edhe drejtori i tashëm i Shkollës së Futbollit për kategoritë e grupmoshave të reja në klubin FC Prishtina, Kamber Ejupi.
Madje si ka thënë se bëhet fjalë për një supertalent të rrallë të futbollit kosvarë dhe që ka gjasa shumë të mëdha që të kalojë testin e sprovave në Gjermani.
Eksperti i futbollit Ejupi i cili poashtu disa vite ka jetuar e opunar në Gjermani është i emndmit se edhe supertalenti, Arbion Hajdini ka gjasa shumë të ëmdha që ti bashkohet kësisoji kolonisë së shumë shumë talentëve shqiptarë tashmë që kanë arritur që të bëhen emra të shqaur deh anëtarë anëtarë të shumë reprezentacioneve kombëtarëve në shumë vende evropiane.
Me këtë raste eksperti Kamber Ejupi ka përjutuar emrat që ku shquhen si ajnë kosovarët e kombëtarëes së Zvicrës, si, Valon Behrami , Gjerdan Shaqiri,Granit Gjaka, Blerim Xhemajli, Pajtim Kasami, Admir Mehmeti,etj.