Arbeloa i befasuar me largimin e Ozilit
Madrid, 4 shtator - Futbollistët Real Madridit janë befasuar me transferimin e Mesut Ozilit në Arsenal. Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Njëri nga ta që nuk u besoj syve kur u përshendet me mesfushorin gjerman ishte mbrojtësi Alvaro Arbeloa.
Për mua është një transferim i habitur. Kjo është një keqardhje dhe një humbje e madhe në dhomën tonë të zhveshjes, ka thënë Arbeloa për goal.com.
Ai më tha lamtumirë të dielën , por kam menduar se ai ishte duke bërë shaka. Ozil është i ndryshëm , nuk ka asnjë tjetër si ai në botë. Ai bën një ndryshim të tillë, vazhdon ai.
Ndërkohë, i befasuar me largimin e Mesut Ozilit mbeti edhe Sergio Ramosit.
Është e qartë se ai është një bashkëlojtar i veçantë dhe një mik. Gjithmonë kam pasur një miqësi të vërtetë me të dhe është turp që u largua. Të gjithë kanë të drejtën për të zgjedhur për vetveten, por po të vendosja unë te Madridi, ai do të ishte i fundit që do të largohej, ka deklaruar Ramos për tabloidin britanik Mirror.