Antonio Conte drejton Italinë
Romë, 13 gusht - Antonio Conte drejton ItalinëAntonio Conte dhe Italia janë afër, gjithnjë e më afër marrëveshjes për emërimin e tij në postin e selektorit të Italisë.
Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, palët do të takohen të shtunën në Romë për të realizuar marrëveshjen përfundimtare.
Conte është i lirë pasi u largua nga posti i trajnerit të Juventusit muajin e kaluar, pasi udhëhoqi ekipin drejt tre titujve të njëpasnjëshëm në Serie A.
Ende mungon diçka në nivelin ekonomik, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) duhet të paguajë edhe një milion më shumë për të përmbushur kërkesën e Contes, por kjo shumë mund të arrihet me ndihmën e sponsorëve.