11 Janar 2025

ANP ka shtuar vlerat e saj në 3 ndeshjet e futbollit te Kosovës

Prishtinë, 27 maj - Përveq të qenurit të përkushtur për të ofruar shërbimet më të mira dhe më të sigurta për udhëtarët dhe kompanitë ajrore Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‚Adem Jashari‘ Limak Kosovo brenda sferës së përgjegjësisë sociale ka qenë më shumë se i gatshëm që tëpërkrah tri ndeshjet historike të futbollit në Kosovë.

ANP ‚Adem Jashari‘ Limak Kosovo ka bërë përpjekjet më të mira që të përkrah këto tri ndeshje futbolli që do të mbesin si momente historike në sportin e Kosovës. Më këtë rast Limak Kosovo për këto tri evente është falenderuar personalisht nga Autoritetet Kosovare, Autoritetet Turke si dhe nga Ambasadori i Kosovës në Gjenevë për përkrahjen e vazhdueshme të këtyre ndeshjeve që nuk do të harrohen kurrë.

Përveq përkrahjes financiare Limak Group ishte edhe njëri ndër akterët kryesor dhe kontribuesit e organizimit të ndeshjes Kosovë-Turqi duke ndërmjetsuar bashkëpunimin e tyre me Federaten Turke të Futbollit.

Me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP ’Adem Jashari’ Haldun Firat Kokturk ka theksuar se ata do të vazhdojnë që edhe në të ardhmen të përkrahin aktivitete të tilla sportive me rëndësi nacionale.

‘Ne do të vazhdojmë përkushtimet tona vullnetare dhe të lëmë një impakt pozitiv në zhvillimin e një sërë praktikave etike, sociale dhe komerciale në komunitetin vendor duke përkrahur aktivitetet edukative, kuluturore dhe sportive edhe në të ardhmen gjatë periudhës së koncensionit’ tha ai.

Limak ka përkrahur tri ndeshjet futbollistike Kosova-Haiti më 5 Mars, 2014 si Sponzor i Artë për të vazhduar më tej në Sponzor Gjeneral i ndeshjes së dytë Kosova-Turqia më 21 Maj 2014 dhe të bëhet i vetmi Sponzor Gjeneral i ndeshjes Kosova-Senegali më 25 Maj 2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)