10 Janar 2025

Anglia me deficitin më të madh në merkato

Londër, 9 tetor - Anglia ka deficitin më të madh tregtar në merkaton e futbollit për këtë vit, krahasuar me vendet e tjera në botë.

Në një raport të kompanisë bankare shumëkombëshe “Barclays” me seli në Londër, thuhet se pas një vere rekord shpenzimesh, klubet angleze kanë një deficit prej 379 milionë sterlina.

Klubet angleze kanë shpenzuar 579 milionë sterlina për blerjet e lojtarëve nga jashtë vendit, dhe kanë fituar vetëm 200 milionë nga shitjet e talenteve në klubet jashtë tij.

Sipas këtij raporti, deficiti jo vetëm mbulohet por edhe tejkalohet nga të ardhurat e të drejtës televizive dhe të sponsorëve.

Kjo arrin në mbi 1 miliard sterlina në vit.

“Ndeshjet në Premier Ligën angleze ndiqen nga 211 vende në të gjithë globin, dhe shumë korporata të huaja duan që të bëhen pjesë e asaj që konsiderohet gjerësisht si liga më e mirë i futbollit në botë”, thot Chris Lee, kreu për sportin në “Barclays”.

Më tej në raport thuhet se të ardhurat nga të drejtat televizive në vendet jashtë Anglisë shkojnë më shumë se 744 milionë sterlina, ndërsa sponsorizimet e bizneseve të huaja në Premier Ligë për sezonin 2014-2015 shkojnë në 343 milionë.

Megjithatë, raporti thotë se të ardhurat e sponsorizimeve mund të jenë më të lartë, por disa prej tyre mbahen të fshehta.

Spanja ishte partneri më i madh i Anglisë gjatë merkatos së verës. Ajo vazhdon të mbajë pjesën më të madhe të tregut botëror të eksportit të lojtarëve, me rreth 35%.

Pastaj vjen Franca, Gjermania, Argjentina dhe Brazili.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)