Ancelotti: Morata do të mbetet në Juventus
Madrid, 26 shkurt - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet se sulmuesi Alvaro Morata mund të rikthehet në klub, pavarësisht transferimit në Juventus, në verën e vitit të kaluar.
Alvaro kishte nevojë për lojë, është një djalosh i ri dhe ishte ai që vendosi të largohej për të gjetur më shumë hapësirë për lojë. Kishte shumë oferta, por në fund e zgjodhi Juventusin, deklaroi Ancelotti për Gazzetta dello Sport.
Në marrëveshjen e transferimit të Moratas në Juventus ishte përfshirë opsioni i rikthimit të tij në Madrid më 2016, por Ancelotti nuk pret që kjo të ndodhë.
Ekziston mundësia e riblerjes nga ana e Realit, por besoj se ai do të mbetet në Juventus, u shpreh strategu italian.